9
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazeta17shkurti.com
Pas përfshirjes së një fëmije në fushatë të Vetëvendosjes duke recituar vjersha politike në prani të Albin Kurtit Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve ka reaguar me thirrje për ndalim të menjëhershëm të kësaj praktike.
“Shfrytëzimi i fëmijëve për qëllime politike përbën shkelje të të drejtave të tyre, cenon mirëqenien e tyre dhe nuk është në interesin më të mirë të fëmijës,” thuhet në reagimin e KOMF-it.
Organizata i kërkoi Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të monitorojë rastet e tilla dhe të ndërmarrë masa ligjore.
KOMF u bëri thirrje edhe prindërve të mos i ekspozojnë fëmijët ndaj aktiviteteve politike, dhe medave të raportojnë duke mbrojtur identitetin dhe dinjitetin e fëmijës.
Gazeta17shkurti.com është një portal online që fokusohet kryesisht në politikën brenda dhe jashtë vendit, analizat, dhe çdo temë që lidhet me interesin e gjerë të qytetarëve. Synimi i Gazeta17shkurti.com është të ofrojë informacion të saktë, objektiv dhe të plotë për lexuesit në të gjitha aspektet e aktualitetit, duke respektuar etikën dhe standardet profesionale të gazetarisë.
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazeta17shkurti.com