Sipas të dhënave të bëra publike nga ky raport thuhet se gjatë auditimit janë vërejtur fusha për përmirësim, përfshirë këtu kontrollin e brendshëm.
Po ashtu u tha se shpenzimet e parasë publike duhet të jenë në kode adekuate, të përcaktuara me planin kontabël.
Raporti i Auditimit tregon se gjatë vitit 2025 – Zyra e Kryeministrit ka shpenzuar mbi 2 milionë euro “2,992,306” për mallra, shërbime nga një buxhet final prej 4,856,883 euro.
Sipas raportit, fondet janë përdorur për një sërë shpenzimesh operative, përfshirë furnizime për zyrë, blerjen e pajisjeve me vlerë nën dhe mbi 1,000 euro, organizimin e drekave zyrtare, shërbime kontraktuese si dhe nevoja të tjera të institucionit.
Të dhënat e auditimit tregojnë se rreth 61 për qind e buxhetit të planifikuar për këtë kategori është shpenzuar gjatë vitit raportues, ndërsa pjesa tjetër ka mbetur e pashfrytëzuar.
Raporti paraqet këto shpenzime në kuadër të pasqyrave financiare të Zyrës së Kryeministrit, duke ofruar një pasqyrë të mënyrës së përdorimit të fondeve publike në kategorinë e mallrave, shërbimeve dhe komunalive gjatë vitit 2025.
Po ashtu ZKA rapoirtoi për detyrimet e papaguara.
Pasqyra e detyrimeve në fund të vitit 2025, ishte 63.579 euro, e të cilat detyrime janë bartur për t’u paguar në vitin 2026.
Sipas ZKA-së, Zyra e Kryeministrit në vitin 2025 shpenzoi 11 milionë e 500 e 55 mijë e 30 euro në total . Mbi 4 milionë euro për paga dhe mëditje, dy milionë për mallra dhe shërbime.Mbi tre milionë u shpenzuan për subvencione dhe transfere e 509 mijë për investime kapitale.


