Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shprehur mbështetjen e tij për protestën e paralajmëruar të studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, e cila pritet të mbahet të premten në orën 14:00 në Prishtinë.
“E drejta themelore për përdorimin e gjuhës shqipe, e garantuar me Kushtetutë, është e pacenueshme dhe nuk duhet të vihet në pikëpyetje nga askush. Çdo përpjekje për ta cenuar atë përbën shkelje të rëndë të të drejtave themelore. Jemi krah studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, në kërkesat e tyre të drejta dhe legjitime”, ka shkruar Haradinaj në një postim në rrjetin social Facebook.
Protesta në Prishtine vjen pas atyre të zhvilluara në Shkup dhe në Tirane, ku mijëra studentë shqiptarë protestuan për përdorimin e gjuhës shqipe në provimin e Jurisprudencës.