6
Sot fillon procesi i votimit në përfaqësitë diplomatike të Kosovës për zgjedhjet e 7 qershorit.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha se të gjitha qendrat e votimit hapen në orën 07:00 dhe do të mbyllen në orën 19:00, sipas kohës lokale të çdo shteti ku votojnë shtetas të Kosovës.
“Vetëm 27,724 votuesit e regjistruar në 30 përfaqësi diplomatike do të mund të votojnë më 6 qershor 2026, pasi në listën votuese, e cila do të përdoret në këto përfaqësi diplomatike, janë vetëm emrat e shtetasve që kanë përzgjedhur këtë mënyrë votimi kur janë regjistruar si votues jashtë Kosovës gjatë periudhës së regjistrimit (6 maj – 17 maj 2026)”.
KQZ ka njoftuar se procesi i votimit do të zhvillohet në 47 vendvotime që u përkasin 17 ambasadave dhe 13 konsullatave të Republikës së Kosovës, të cilat janë të vendosura në 18 shtete të ndryshme.
KQZ ka paralajmëruar edhe disa konferenca për ecurinë e këtij procesi sot.