5
Përbërësit:
Për 4-5 persona duhen:
- lëng mishi 1,5 litra,
- patate 200 g (2-3 kokrra mesatare),
- qepë 1 kokërr,
- karrota 2-3 copë,
- selino 1 rrënjë,
- majdanoz 2-3 fije,
- domate 3-4 kokrra / ose salcë domatesh 1/2 lugë gjellë,
- gjalpë 50 g ose yndyrë 1 filxhan kafeje,
- kripë,
- pipër.
Përgatitja:
Supa e patateve mund të përgatitet me lëng mishi, peshku ose ujë.Kjo supë përgatitet vetëm me patate, por mund t’i shtohen fasule ose bizele të ziera.
Qepët, karrotat, selinoja dhe majdanozi grihen hollë, kaurdisen me gjalpë ose me yndyrë. Në fund të kaurdisjes shtohet salcë ose domate të freskëta të qëruara nga cipa.
Patatet pastrohen, lahen dhe priten në kubikë të vegjël. Në lëngun e valuar hidhen perimet e kaurdisura dhe, pasi marrin valë, shtohen patatet dhe lihen të ziejne 15-20 minuta. Në fund shtohet kripë, majdanoz i grirë dhe pipër i zi. Sipas dëshirës përgatitet edhe pas salcë.