Reshjet e dendura të shiut, bllokohet aksi Gramsh-Moglicë dhe ai Librazhd-Prrenjas! Inerte dhe sasi e madhe uji në rrugë
Për shkak të reshjeve të dendura të shiut në qarkun e Elbasanit, aksi rrugor Gramsh-Moglicë dhe ai Librazhd-Prrenjas, janë bllokuar nga inertet dhe prania e konsiderueshme e ujit.
Aksi rrugor Gramsh-Moglicë dhe ai Librazhd-Prrenjas, janë bllokuar ditën e sotme, për shkak të reshjeve të dendura të shiut.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se rrugët u bllokuan nga një sasi e madhe inertesh dhe uji.
Firmat e mirëmbajtjes kanë shkuar në terren në të dy akset rrugore, për të hequr inertet nga rruga, por ndërkohë, në aksin Gramsh-Moglicë, problem mbetet edhe sasia e ujit që vjen nga mali.
Në qarkun e Elbasanit, gjatë dimrit të kaluar ka pasur shpesh herë problematika me akset rrugore, një pjesë e të cilave u shembën, për shkak të rrëshqitjes së dherave dhe cilësisë së dobët të punimeve.
Reshjet e shiut/ Bllokohet aksi Librazhd-Prrenjas, prani inertesh dhe balte në rrugën pranë fshatit Xhyrë
Aksi rrugor Librazhd-Prrenjas është bllokuar ditën e sotme për rreth 40 minuta, për shkak të motit të keq dhe me reshje shiu.
Bllokimi i aksit rrugor ka ndodhur në afërsi të fshatit Xhyrë, për shkak të inerteve dhe baltës, pasi po punohet për ndërtimin e Korridorit VIII.
Firma kontraktuese dhe e mirëmbajtjes së rrugës ndodhet në terren, për të bërë të mundur zhbllokimin e aksit rrugor.
Bllokimi i rrugës ka shkaktuar një varg kilometrik të automjeteve, në të dyja korsitë. Një fadromë ndodhet në vendin ku është bllokuar rruga, për të bërë të mundur pastrimin e baltës dhe të inerteve.