Të udhëhequr nga një super Michael Olise, Franca triumfon 3-1 përballë Irlandës së Veriut. Ylli i Bayern Munich realizoi një “tripletë” golash duke konfirmuar edhe një herë formën fantastike që po kalon. Me këtë tregolësh, Olise i vë “flakën” diskutimit në lidhje me të ardhmen e tij, pikërisht në momentin kur mediat flasin për një ofertë rekord që Florentino Perez ka përgatitur për sulmuesin francez. Deschamps kishte hedhur në fushë “artilerinë” e tij të rendë, me një fazë ofensive të përbërë nga Kylian Mbappe, me kapitenin që mbështetej nga Olise, Dembele dhe Doue.
Ishte pikërisht Mbappe që lëshoi sinjalin e parë, me kapitenin që gjeti rrugën e rrjetës, por gjyqtari i takimit anuloi gjithçka për pozicion jashtë loje. Pas disa përpjekjeve, në minutën e 42-të, Olise përfitoi nga një top i ngecur në zonë duke shtyrë me qetësi sferën në rrjetë. Me fillimin e pjesës së dytë, në minutën e 49-të, Olise me një predhë të vërtetë realizoi një gol fantastik duke dyfishuar shifrat. Irlanda e Veriut iu përgjigj në minutën e 64-ët, me Kelly që ngushtoi shifrat në 2-1. Për të mbyllur llogaritë me Irlandën mendoi sërish Olise, me yllin e Bayern që realizoi një super gol në minutën e 75-të, një gol tipik i tij, ku me të majtën stampoi topin në trekëndësh.
Falë paraqitjes së Olise, dhe me një sulm i përbërë nga yje, Franca konfirmoi se është mes favoritëve kryesor për të triumfuar në Botëror.