Kështu do ta cilësonte Sali Berisha në rast se dikush nga kundërshtarët e tij do të jetonte në një nga vilat e një prej trafikantëve të drogës, siç është p.sh. rasti i fundit i biznesmenit Ilir Shtufi.
Ky i fundit është arrestuar në Greqi pas një urdhër-arresti të SPAK, ku akzuohet nga organi i drejtësisë si i përfshirë në trafik droge, pastrim parash dhe bashkëpunim me grupe kriminale.
Shtufi është një nga njerëzit më të afërt të familjes Berisha, veçanërisht të djalit të tij, Shkëlzen Berishës, i cili jeton në vilën e Shtufit, në një nga rezidencat më të shtrenjta të Shqipërisë.
Kjo ka bërë që njeriu që përgojon çdo njeri si të lidhur me mafien, tashmë të jetë i kapur gafil, pasi prestanomeja e tyre është arrestuar.
Dhe kjo i ka kyçur gojën Sali Berishës, i cili prej ditësh nuk i del zëri për të thënë një fjalë pas këtij aksioni të SPAK-ut./ Tema