16
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazeta17shkurti.com
Vetëm edhe tetë kuti nga votat me postë kanë mbetur për t’u numëruar para se ky proces të përfundojë.
Deri më tash, në Qendrën e Numërimit të Rezultateve janë numëruar 215 kuti, nga 223 gjithsej, apo 96.41%.
Nga këto vota, dukshëm më shumë ka marrë Lëvizja Vetëvendosje, e cila është votuar 72.97%, apo 57.717 vota.
Nga votat me postë, Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë 12.01%, apo 9 mijë e 502 vota.
E treat është Partia Demokratike e Kosovës që ka marrë 8.25%, apo 6 mijë e 529 vota.
Kurse, e katërta është Aleanca që ka marrë 4.15%, apo 3 mijë e 279 vota.
Pas përfundimit të numërimit të votave me postë, që pritet të kryhet në paraditen e sotme, do të nisë numërimi i votave me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta.
Gazeta17shkurti.com është një portal online që fokusohet kryesisht në politikën brenda dhe jashtë vendit, analizat, dhe çdo temë që lidhet me interesin e gjerë të qytetarëve. Synimi i Gazeta17shkurti.com është të ofrojë informacion të saktë, objektiv dhe të plotë për lexuesit në të gjitha aspektet e aktualitetit, duke respektuar etikën dhe standardet profesionale të gazetarisë.
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazeta17shkurti.com