9
previous post
Dy predha luftarake, të mbetura në fund të detit në Gjirin e Porto-Palermos, u nxorën sot në sipërfaqe, gjatë një operacioni të kryer nga polumbarët e bazës ushtarake detare të Pashalimanit, në prani edhe të ekspertëve të Xhenios, ushtarakëve të Forcës Detare, emergjencave civile si edhe të Bashkisë Himarë.
Predhat ndodheshin pranë kalatave të ankorimit të anijeve turistike në Porto-Palermo.
Edhe pse në thellësi të konsiderueshme dhe nën ujë për më shumë se 80 vjet, ato konsiderohen ende me rrezik potencial nëse aktivizohen.
Gazeta17shkurti.com është një portal online që fokusohet kryesisht në politikën brenda dhe jashtë vendit, analizat, dhe çdo temë që lidhet me interesin e gjerë të qytetarëve. Synimi i Gazeta17shkurti.com është të ofrojë informacion të saktë, objektiv dhe të plotë për lexuesit në të gjitha aspektet e aktualitetit, duke respektuar etikën dhe standardet profesionale të gazetarisë.
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazeta17shkurti.com