2
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazeta17shkurti.com
Një zjarr ka rënë në zonën e Karaburunit në Vlorë, duke rikthyer shqetësimin për nisjen e sezonit të zjarreve në vend.
Nga pamjet e siguruara nga Report Tv duket se tymi ka mbuluar një pjesë të konsiderueshme të zonës, ndërsa ende nuk ka informacion zyrtar për përmasat e flakëve apo shkaqet e rënies së zjarrit.
Po ashtu nuk dihet nëse shërbimi zjarrfikës ka shkuar në zonë, për të bërë të mundur shuarjen e flakëve. Situata ngre alarmin për një verë që mund të shoqërohet sërish me episode të shumta zjarresh.
Gazeta17shkurti.com është një portal online që fokusohet kryesisht në politikën brenda dhe jashtë vendit, analizat, dhe çdo temë që lidhet me interesin e gjerë të qytetarëve. Synimi i Gazeta17shkurti.com është të ofrojë informacion të saktë, objektiv dhe të plotë për lexuesit në të gjitha aspektet e aktualitetit, duke respektuar etikën dhe standardet profesionale të gazetarisë.
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazeta17shkurti.com