Bekim Haxhiu i PDK-së ka njoftuar për RTV21 se i është drejtuar Gjykatës Supreme pasi Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka refuzuar si të pabazuar ankesën e kandidatëve për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), i cili kishte kërkuar rinumërimin e plotë të votave preferenciale të kandidatëve të këtij subjekti politik pas rinumërimit të 185 vendvotimeve të rregullta.
“Pasi që rinumërimi i urdhëruar nga KQZ provojë pasaktësi ne numërimin ne QKN, dhe refuzimit te ankesës nga PZAP e cila ne arsyetim e pranon se ka pasaktësi në rinumërim por nuk urdhëroj rinumërimin. Kam dorëzuar zyrtarisht ankesën në Gjykatën Supreme lidhur me procesin zgjedhor, duke kërkuar rinumërimin e votave preferenciale te kandidateve për deputet te PDK-se. Ky hap është ndërmarrë për të garantuar transparencë të plotë dhe për të siguruar që çdo votë të numërohet saktë ashtu siç e ka hedhur votuesi ne kuti te votimit. Besoj fuqishëm se integriteti i votës është themeli i demokracisë dhe çdo dyshim apo parregullsi duhet të trajtohet me kujdes dhe përgjegjësi institucionale. Pres që institucionet përkatëse të veprojnë në mënyrë të paanshme dhe në përputhje me ligjin, në mënyrë që vullneti i qytetarëve të reflektohet saktë në rezultatet përfundimtare.”, ka thënë Haxhiu.