Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural nuk ka regjistruar dhe evidentuar në mënyrë të plotë pasuritë që menaxhon, duke bërë që vlera e tyre të paraqitet më e ulët në pasqyrat financiare.
Kështu ka gjetur Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) në auditimin e performancës për vitin 2025 për këtë institucion.
Në kuadër të gjetjeve nga auditori është përmendur edhe mbivlerësimi i llogarive të arkëtueshme në pasqyrat financiare
“Llogaritë e arkëteueshme duhet të njihen dhe të raportohen në pasqyrat financiare vetëm kur ekziston e drejta e vlefshme ligjore për arkëtim. Te Agjencia Pyjore e Kosovës nga shtatë mostrat e testuara, në gjashtë prej tyre në vlerë totale prej 1, 706, 601 euro është konstatuar se zërat ishin evidentuar i llogari të arkëtueshme, përderisa kishin të bënin me pasuri kontigjente (pasi që APK ka bërë ndaj palëve të tjera) duke mbivlerësuar regjistrat e llogarive të arkëtuehsme.
-Mbivlerësim i detyrimeve kontigjente në pasqyrat financiare
Vlera e detyrimeve kontegjente e shpalosur në PFV ishte e mbivlerësuar për 535,966 euro si rezultat i mos përditësimit me kohë të gjashtë rasteve sipas aktgjykimeve të pranuara. Rastet e mbivlerësimeve janë si më poshtë:
Poashtu ZKA ka gjetur edhe klasifikim, jo adedukat të shpenzimeve
Për tri pagesa është identifikuar klasifikim jo adekuat i shpenzimeve në kategori ekonomike në vlerë totale prej 120, 060 euro
Te kontrata “furnizim dhe montim me kabllo të energjisë elektrike në zyrat regjionale në Mitrovicë, Pejë, Gjilan” te Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë janë evidentuar dy pagesa në vlerë të përbashkët prej 94,473 euro të klasifikuara gabimisht në kategorinë e mallra dhe shërbime përderisa i përkisnin kategorisë së investimeve kapitalesi dhe pagesa për “shërbime kontraktuese të tjera” te AZHB në vlerë prej 25,587 euro e kishte kishte të bënte me kthimin në punë dhe kompsneim të pagave është realizuar nga kategoria mallra dhe shërbime në vend se të regjistrohej në kategorinë e pagave dhe mëditjeve.

-Mangësi në menaxhimin e pasurive jo financiare
Gjatë auditimit janë evidentuar mangësi në mbajtjen dhe saktësinë e regjistrave të pasurive si në SIMFK dhe E-Pasuri si dhe nënvlerësimi i pasurive në pasqyrat financiare në vlerë 87,340 euro.
Auditimi ka gjetur shkelje edhe në pikën e granteve.
-Mos hartimi i Programit Vjetor për Grante për vitin 2025
Gatë auditimit është konstatuar se Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural nuk ka hartuar dhe miratuar Programin Vjetor për Grante për vitin 2025, siç kërkohet me legjislacionin në fuqi.
Mos hartimi i programit vjetor ka ndodhur si rezultat i planifikimi të pamjaftueshëm strategjik nga strukturat përgjegjëse, dhe mungesës së mekanizmave efektiv të monitorimit për zbatimin e obligimeve ligjore.

-Mangësi në publikimin e listave të përfituesve të pagesave direkte dhe granteve
Gjatë audimit kemi evidentuar mangësi në publikimin e listave të përfituesve si në vijim:
-Nuk ishin publikuar listat e përfituesve juridikë për pagesat direkte si dhe listat e përfituesve të grateve të Programit për Zhvillim Rurral 2024 për masën 3.5 Prodhimi i verërave.
-Listat e tjera të përfituesve të granteve të PZHR-së në vitin 2024 ishin publikuar në mënyrë jo të plotë pasi mungonin disa përfitues në listat e publikuara, evidentuar nga tetë raste ku përfituesit nuk ishin përfshirë në listat e publikuara. Po ashtu sa i përket listave që nuk ishin publikuar fare, kjo u evidentua nga 21 raste apo pagesa të ekzekutuara.
-Mangësi në zbatimin e procedurave të prokurimit publik
Gjatë auditimit janë identifikuar mangësi në zbatimin e procedurave të prokurimit publik në ministri dhe agjencionet e saj:
Në 11 kontrata, menaxherët e kontratave nuk kishin evidentuar dhe azhurnuar në mënyrë të rregullt të gjitha pagesat e kryera në modulin e menaxhimit të kontratave në sistemin elektronik të prokurimit
Në tri procedura të planifikuar anë vlerë individuale mbi 500,000 euro autoriteti kontraktues nuk kishte përgatitur dhe publikuar njoftim paraprak për dhënien e kontratave.Bazuar në informatat nga AK, praktika e njoftimit paraprak nuk ishte duke u aplikuar
-Vonesa në realizimin e pagesave për grante
Në gjashtë raste të identifikuara, pagesat për përfituesit e Programit për Zhvillim Rural janë realizuar me vonesa prej 2 deri në 84 ditë pas afatit të përcaktuar me vendim. Vonesat janë paraqitur si në vijim:
Masa 1- Investimet në asetet fizike të ekonomike bujqësore, sektori 1.5 (Prodhimi i mishiti/ rritja e vicit) vendimi më 06.11.2024 pagesa më datë 28.02.2025, në vlerë prej 31,552 euro vonesa 84 ditë.

-Mangësi në menaxhim dhe ekzekutim të kontratës
Gjatë auditimit janë evidentuar mangësi në menaxhimin e kontratave në dy raste, si vijon:
1 Kontrata për “Shërbimet e repelimit të kafshëve dhe dezinsektimit të fermave me sëmundje Ethe Hermorragjike – Krime Kongo” kishte këto mangësi:

-Hyrje në obligime kontraktuale pa fonde të mjaftueshme
AUV në dy raste kishte hyrë në obligime kontraktuale pa siguruar fondet e mjaftueshme financiare, në vlerë totale prej 1,246,562 euro duke i tejkaluar fondet e miratuara në Ligjin e Buxhetit për kontratat

-Vonesa në përmbushjen e kontratës
Kontrata “furnizim dhe montim me kabëll të energjisë elektrike në zyrat regjionale në Mitrovicë, Pejë, Gjilan në vlerë prej 58,631 euro e datës 24.06.2025 parashihte që shërbimet të përfundonin brenda 90 ditëve nga data e lëshimit të urdhërblerjes.
Urdhërblerja është lëshuar më 03.07.2025 ndërsa shërbimi, sipas raportit të pranimit është realizuar më 23.12.2025. Rrjedhimisht, pranimi i shërbimeve është realizuar me vonesë prej 83 ditësh pas afatit të përcaktuar në kontratë.
-Mos azhurnimi i akt emërimeve sipas ligjit për zyrtarët publik

Ndryshe më 2025, Ministria e Bujqësisë drejtohej nga Faton Peci i cili pastaj nga dhjetori mori drejtimin e Mitrovicës së Jugut.