Ai e shoqëroi videon me mesazhin se ujërat termale janë “pasqyrë e realitetit të punës së përkushtuar për Shqipërinë Turistike”, duke u uruar qytetarëve një të diel të qetë.
Pamjet përfshijnë vizitorë që shfrytëzojnë vaskat e mbushura me ujë, çiklistë, turistë që provojnë ‘rafting’ apo që thjesht shëtisin duke shijuar peizazhet natyrore.
“MIRËMËNGJES, dhe me Ujërat Termale të Bënjës, pasqyrë e realitetit të punës së përkushtuar për Shqipërinë Turistike, ju uroj të diel të qetë.”
Në videot e mëparshme, Rama ka treguar turistë të shumtë që vizitojnë zonën dhe festojnë në natyrë, duke e paraqitur këtë si dëshmi të zhvillimit të turizmit në Përmet.
Reagimi i kryeministrit, pason disa të tjera të bëra në ditët e fundit pas lajmeve të botuara në media dhe ankesave të turistëve që në mesin e sezonit turistik i gjetën bosh.
Mbrëmjen e së shtunës, në këtë destinacion turistik pati edhe një festë.
Përmes pamjeve të transmetuara, Kryeministri synoi të provojë se burimet termale vijojnë të jenë funksionale dhe se zona mbetet e vizitueshme, duke i cilësuar pretendimet për “tharje” si një përpjekje për të krijuar artificialisht pakënaqësi publike.