Më 15 dhe 16 shtator pritet të zhvillohet edhe “Nata e Pritjes” në Hagë, ndërsa 50 veteranë kanë njoftuar se do të udhëtojnë drejt saj për të mbështetur ish-komandantët e UÇK-së.
Gucati: Kërkojmë drejtësi për ish krerët e UÇK-së, jo që historia e kombit tonë të rishkruhet
Marshimi për UÇK-në, qytetarët e Prizrenit drejt Prishtinës: Festë mbarëkombëtare, liderët do të lirohen, janë të pafajshëm!
Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, Rama: Farsa është në ditët e fundit, lirinë s’ia merr dot askush
‘Kosova po pret’, nis ‘Marshi për Liri’ në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, Prishtina ‘vishet’ me flamuj e emblemaMarshimi për ish-krerët e UÇK
Sot në sheshin “Skënderbej” në Prishtinë po mbahet “Marshi për Liri” në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, të cilët më 16 shtator do të mësojnë fatin e tyre nga Gjykata e Hagës. Mijëra pjesëmarrës janë mbledhur për t’u shprehur përkrahjen përmes këtij tubimi simbolik. Sheshet janë mbushur me emblema e flamuj të UÇK-së.
Aktiviteti organizohet nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, e cila ka njoftuar se tubimet dhe aktivitetet mbështetëse do të vijojnë gjatë ditëve në komunat e Kosovës, por edhe në diasporë.
I pranishëm është edhe Taulant Balla, i cili u bëri thirrje shqiptarëve ta mbështesin marshimin. Qytetarë të shumtë janë nisur edhe nga Prizreni, të cilët janë shprehur me emocion se presin që procesi të përfundojë me një vendim të drejtë dhe që drejtësia të vihet në vend.