HomeKosovaAkademiku britanik i Oxfordit: Jam i sigurt se juristët e Gjykatës Speciale do të kishin bërë karrierë të shkëlqyer në Jugosllavinë e Rankoviqit
Akademiku britanik dhe profesori në Universitetine Oxfordit, James Pettifer, ka bërë një deklaratë të fortë kritike ndaj avokatëve të angazhuar nëproceset gjyqësore në Hagë.
Në një postim në rrjetin social X, Pettifer shkruan:
“Po, jam i sigurt se juristët e Hagës do të kishin bërë karrierë të shkëlqyer në Moskën e Brezhnjevit apo në Jugosllavinë e Rankoviqit.”
Deklarata e tij është një krahasim ironik me dyperiudha të njohura për sistemet e tyre represive politike dhe të drejtësisë: Bashkimin Sovjetik nën Leonid Brezhnjevin dhe Jugosllavinë e periudhëssë Aleksandar Rankoviqit.
Pettifer, profesor në Universitetin e Oxfordit dhe studiues i njohur i historisë dhe politikës sëBallkanit, ka shkruar dhe komentuar gjerësisht për Kosovën dhe zhvillimet politike në rajon.
Me këtë reagim, akademiku britanik shpreh kritikën e tij ndaj mënyrës së funksionimit të proceseve në Hagë.
Gazeta17shkurti.com është një portal online që fokusohet kryesisht në politikën brenda dhe jashtë vendit, analizat, dhe çdo temë që lidhet me interesin e gjerë të qytetarëve. Synimi i Gazeta17shkurti.com është të ofrojë informacion të saktë, objektiv dhe të plotë për lexuesit në të gjitha aspektet e aktualitetit, duke respektuar etikën dhe standardet profesionale të gazetarisë.