Gazeta 17 Shkurti
  • Lajmet
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Maqedonia
    • Kronika
    • Bota & Rajoni
  • Sport
  • Shkenca & Teknologjia
  • Dossier
  • Të tjerë
    • Historia
    • Horoskop
    • Intervista
    • Kuzhina
    • Në librari
    • Opinione
    • Shëndeti
  • English
  • Na kontakto
Home Shqipëria 9 orë akte dhune nëpër Tiranë, 16 protestues të arrestuar! Sulm Bashkisë, Ministrisë së Arsimit dhe bizneseve
Shqipëria

9 orë akte dhune nëpër Tiranë, 16 protestues të arrestuar! Sulm Bashkisë, Ministrisë së Arsimit dhe bizneseve

by mona22222 14/10/2026
14/10/2026
8

16 persona kanë përfunduar në pranga pas 9 orësh dhunë dhe shkatërrimi në rrugët e Tiranës. Nga sulmet ndaj Ministrisë së Arsimit dhe Bashkisë së Tiranës, te bizneset e bankomatet e shkatërruara, koshat e mbeturinave në flakë dhe përplasjet me Policinë, kryeqyteti u përfshi nga akte të dhunshme dhe vandalizmi. Protagonistë me ishin grupe protestuesish me fytyra të mbuluara, të kamufluar si studentë.

Protesta nisi përpara Ministrisë së Arsimit, e thirrur si një tubim studentor. Pas një ore, situata u përshkallëzua, kur persona me fytyra të mbuluara nisën të hidhnin gurë, vezë, molotovë dhe pllaka trotuari drejt godinës. Ata shkulën kangjellat, dëmtuan portën dhe thyen xhamat e Ministrisë, ndërsa një grup arriti të hynte në oborr.

Policia ndërhyri me gaz lotsjellës, spraj me piper dhe ujë për të shpërndarë turmën, por përplasjet vijuan në disa zona të kryeqytetit. Në Rrugën e Durrësit u sulmua një biznes financiar, ndërsa në rrugë u dogjën kosha mbeturinash.

Disa protestues të maskuar hynë edhe në godinën e Bashkisë së Tiranës, ku thyen objekte dhe ndezën flakadanë. Në orët e fundit, grupe të vogla vijuan aktet e dhunës te Pazari, Rruga e Barrikadave, Brryli dhe pranë Prokurorisë së Tiranës.

Bilanci i raportuar është 20 persona të lënduar, mes tyre 7 efektivë policie, 2 gazetarë, 8 protestues dhe 3 kalimtarë.

Mes të lënduarve është edhe 19-vjeçari Ledion Balla, i cili pësoi një frakturë në këmbën e djathtë, në rrethana ende të paqarta. I riu, i shtruar në Spitalin e Traumës, deklaroi se nuk kishte marrë pjesë në protestë, por ishte vetëm kalimtar.

Pas publikimit të pamjeve, Policia pezulloi nga detyra katër efektivët që shihen duke e mbajtur të riun nga gjymtyrët, si dhe shefin e Rendit në Komisariatin Nr. 1.

Me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë është ngritur një grup i posaçëm që do të analizojë të gjitha veprimet e efektivëve, nga fillimi deri në përfundim të protestës.


 
0 comment 0 FacebookTwitterPinterestEmail
previous post
Vlorë/ Turisti amerikan humb rrugën në zonën e Bristanit pasi kishte pësuar dëmtime në këmbë, shpëtohet nga forcat e Policisë (FOTO)
next post
Aktet e dhunës/ Protestuesit heqin flamurin e Ambasadës së Vatikanit! Ministria e Jashtme: Akt vandal, autorët të identifikohen dhe të përgjigjen përpara ligjit

You may also like

Konferenca e dhjetë ndërqeveritare në Luksemburg, Rama ndan...

14/10/2026

Vlorë/ Turisti amerikan humb rrugën në zonën e...

13/10/2026

Ministria e Bujqësisë abuzoi me pesticidet në Shqipëri,...

13/10/2026

Liqeni artificial “i sëmurë” – Raporti i KLSH:...

13/10/2026

‘E ardhmja juaj është në BE’, presidenti i...

12/10/2026

“Pretendimet tuaja janë të pavërteta”, Kadastra rrëzon deklaratat...

12/10/2026

Sulmi i Huthëve në aeroportin e Riadit, mësuesja...

12/10/2026

Ligji i ri/ Qendra Kombëtare e Kinematografisë do...

12/10/2026

Ministri i Jashtëm i Izraelit në Tiranë, takohet...

12/10/2026

Shqipëria mbyll nesër kapitullin e katërt të negociatave...

12/10/2026

Leave a Comment Cancel Reply

Save my name, email, and website in this browser for the next time I comment.

Postimet më të reja

  • LIGA E KAMPIONEVE/ 23 gola në 6 sfida! Interi dhe Bajerni bëjnë blofin e madh, rrugën e rrjetës e gjejnë edhe 2 shqiptarë. Ja të gjitha rezultatet (VIDEO)
  • VIDEO/ “Poker” katalanas, Barcelona triumfon me përmbysje ndaj Galatasaray-in
  • Doganierët në Bllacë konfiskuan 595 unaza argjendi të fshehura nën ulëset e veturës
  • Mund të humbet granti prej gjysmë milioni eurosh për Jugohromin, pritet nënshkrimi i ministrit Muhamet Hoxha
  • BDI: BILALL KASAMI DHE ADNAN AZIZI VAZHDOJNË SKEMAT E VJEDHJES SË PRONAVE PUBLIKE NË TETOVË

Komentet

No comments to show.

Arkivat

  • October 2026
  • September 2026
  • August 2026
  • July 2026
  • June 2026
  • May 2026
  • April 2026
  • March 2026
  • February 2026
  • January 2026
  • December 2025
  • November 2025
  • October 2025
  • September 2025
  • August 2025
  • July 2025
  • June 2025
  • May 2025
  • April 2025
  • March 2025
  • February 2025
  • January 2025
  • November 2024
  • October 2024
  • September 2024

Kategoritë

  • Bota&Rajoni
  • Dossier
  • English
  • Historia
  • Horoskop
  • Intervista
  • Kosova
  • Kronika
  • Kuzhina
  • Maqedonia
  • Në librari
  • Opinione
  • Shëndeti
  • Shkenca&Teknologjia
  • Shqipëria
  • Sport
  • Uncategorized

Gazeta17shkurti.com është një portal online që fokusohet kryesisht në politikën brenda dhe jashtë vendit, analizat, dhe çdo temë që lidhet me interesin e gjerë të qytetarëve. Synimi i Gazeta17shkurti.com është të ofrojë informacion të saktë, objektiv dhe të plotë për lexuesit në të gjitha aspektet e aktualitetit, duke respektuar etikën dhe standardet profesionale të gazetarisë.

Breaking News

LIGA E KAMPIONEVE/ 23 gola në 6 sfida! Interi dhe Bajerni bëjnë blofin...
VIDEO/ “Poker” katalanas, Barcelona triumfon me përmbysje ndaj Galatasaray-in
Doganierët në Bllacë konfiskuan 595 unaza argjendi të fshehura nën ulëset e veturës

POSTIMET MË TË REJA

LIGA E KAMPIONEVE/ 23 gola në 6 sfida! Interi dhe Bajerni bëjnë blofin e madh, rrugën e rrjetës e gjejnë edhe 2 shqiptarë. Ja të gjitha rezultatet (VIDEO)
VIDEO/ “Poker” katalanas, Barcelona triumfon me përmbysje ndaj Galatasaray-in
Doganierët në Bllacë konfiskuan 595 unaza argjendi të fshehura nën ulëset e veturës
Mund të humbet granti prej gjysmë milioni eurosh për Jugohromin, pritet nënshkrimi i ministrit Muhamet Hoxha

©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazeta17shkurti.com

  • Lajmet
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Maqedonia
    • Kronika
    • Bota & Rajoni
  • Sport
  • Shkenca & Teknologjia
  • Dossier
  • Të tjerë
    • Historia
    • Horoskop
    • Intervista
    • Kuzhina
    • Në librari
    • Opinione
    • Shëndeti
  • English
  • Na kontakto
Gazeta 17 Shkurti
  • Lajmet
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Maqedonia
    • Kronika
    • Bota & Rajoni
  • Sport
  • Shkenca & Teknologjia
  • Dossier
  • Të tjerë
    • Historia
    • Horoskop
    • Intervista
    • Kuzhina
    • Në librari
    • Opinione
    • Shëndeti
  • English
  • Na kontakto