Për të dytën ditë radhazi, Ministria e Arsimit është kthyer në arenë të akteve të dhunës. Të rinj me fytyra të mbuluara kanë sulmuar godinën me gurë e molotovë dhe kanë shkulur kangjellat e trotuareve. Skenari është i njëjtë si dje, në vijë të parë për aktet e dhunës janë lënë të rinj të maskuar.

Protestuesit kanë ngritur edhe barrikada, duke vendosur kangjellat në mes të rrugës për të penguar kalimin e autobotit të Policisë. Tensionet nisën rreth orës 12:00, por vetëm pas gjysmë ore, policia pati një ndërhyje duke shoqëruar të paktën 2 persona. Por më pas u tërhoq. Një autoboot me ujë po shuan flakët në rrugë.

 

Protesta ishte paralajmëruar të niste në orën 14:00, por që në mëngjes studentët bojkotuan mësimin në disa fakultete, përfshirë Drejtësinë, Mjekësinë, Ekonomikun dhe Politeknikun. Një grup studentësh të Mjekësisë marshuan drejt Fakultetit të Shkencave të Natyrës, ku u bënë thirrje të rinjve t’i bashkoheshin protestës. Studentë të këtij fakulteti lanë auditorët dhe iu bashkuan marshimit. Edhe nxënës të gjimnazit “Partizani” bojkotuan mësimin dhe dogjën kosha mbeturinash në mes të Rrugës së Dibrës, duke bllokuar qarkullimin.

 
 

Protesta e dhunshme, protestuesit sulmojnë me gurë edhe gazetarë

 

Protestuesit kanë vijuar me aktet e dhunës edhe ndaj mediave. Gazetarët që po raportojnë për protestën janë sulmuar me gurë.

 

Protestuesit e maskuar i vënë flakën tabelës së reklamave te rruga e Durrësit.

 

Protestuesit vënë koshat e plehrave në mes të rrugës, i vënë flakën

 

1791973758_koshanezjarr.jpg

Protestuesit vënë koshat e plehrave në mes të rrugës, i vënë flakën

 

Protestuesit ‘barrikadë’ autobotit të ujit, vendosin kangjella në mes të rrugës 

 

Protestuesit kanë vendosur kangjella metalike në mes të rrugës, duke krijuar një barrikadë për të penguar kalimin e autobotit të Policisë që hedh ujë.

 

Protesta te Ministria e Arsimit, i riu i maskuar ngjitet mbi shtyllë

 

Protesta para Ministrisë së Arsimit ka agravuar.

Teksa kanë vijuar me hedhjen e gurëve, një i ri i maskuar është ngjitur në shtyllë.

 

Të rinj me maska tentojnë hipin mbi muret e Ministrisë së Arsimit 

 

Të rinj me fytyra të mbuluara tentojnë të ngjiten mbi muret rrethuese të Ministrisë së Arsimit, ndërsa vijojnë tensionet gjatë protestës.

 

Protestuesit shqyejnë derën e Ministrisë së Arsimit

 

Një grup protestuesish të maskuar kanë arritur të hapin derën e Ministrisë Arsimit duke e sulmuar me kangjella.

 

Protestuesit e maskuar godasin me gurë Ministrinë e Arsimit, shkulin edhe pllakat e trotuarit të sapo vendosura

 

Ka agravuar protesta para Ministrisë së Arsimit.

Protestuesit e maskuar kanë qëlluar me gurë drejt institucionit

Po ashtu ata kanë hequr edhe pllakat e trotuarit që ishin vendosur sot në mëngjes.

Edhe një ditë më parë ata hoqën me forcë pllakat e trotuarit.

Momenti kur protestuesit e maskuar shkulin kangjellat dhe i mbledhin para godinës së Ministrisë së Arsimit

 

Tensionet janë rikthyer para Ministrisë së Arsimit, ku të rinj me fytyra të mbuluara kanë shkulur kangjellat e trotuareve, i kanë grumbulluar përpara godinës dhe kanë nisur të sulmojnë me gurë.

 

Protesta në Tiranë, studentët: Duam dorëheqjen e Ramës

 

1791969566_protestuesinterviste.JPG

 

Studentët kanë bojkotuar mësimin në disa fakultete në shenjë proteste. Për mikrofonin e Report Tv ata thonë se kërkojnë kushte më të mira për zhvillimin e mësimit.

“Kërkojmë drejtësi për protestuesit djeshëm. Duam kushte më të mira, nuk kemi laboratore për të kryer mësimin. Jemi shumë në disavantazh me studentët europianë.  Në orrën 14:00 do të shkojmë te Ministria e Arsimit siç është thënë”, tha një studente e Mjekësisë

“Fillimisht kemi dalë si qytetarë. Jam studente në Fakultetin e Mjeksisë”, tha studentja.

“Kërkesat janë ato që kemi thënë në 135 ditë. duam dorëheqjen e Ramës”, tha një student i Mjekësisë.

 

Edhe studentë të Ekonomikut në bojkot, nisin marshimin drejt Ministrisë së Arsimit (VIDEO)

 

Edhe një pjesë e studentëve të Fakultetit Ekonomik kanë bojkotuar mësimin dhe po marshojnë në drejtim të Ministrisë së Arsimit.

 

S’ka bojkot në Vlorë, por studentët mbështesin protestën: Duam kushte më të mira (VIDEO)

 

Studentët e Ekonomikut dhe të Shkencave Humane, në Universitetin e Vlorës nuk e kanë bojkotuar mësimin. Megjithatë, ata shprehen se e mbështesin protestën e bashkëmoshatarëve  të tyre në kryeqytet.

Sipas tyre, protesta është një mënyrë për të kërkuar përmirësimin e kushteve në universitete, por theksojnë se duhet të ketë një kauzë të qartë dhe konkrete. Kërkesat duhet të përqendrohen te cilësia e mësimdhënies, përmirësimi i kushteve në auditore dhe ulja e tarifave.

“Ne e mbështesim protestën. Duam kushte më të mira”, shprehen studentët.

 

Studentët e Mjekësisë shkojnë te Fakulteti i Shkencave të Natyrës, u kërkojnë të rinjve të bojkotojnë mësimin: Bashkohuni me ne 

 

Studentët e Mjekësisë janë zhvendosur te Fakulteti i Shkencave të Natyrës, ku u kanë bërë thirrje studentëve të bojkotojnë mësimin dhe t’i bashkohen protestës së tyre.

“Kërkojmë drjetësi për protestuesit e djeshëm. Kërkojmë kushte më të mira. ne duam të rrimë këtu, s’duam të largohemi. Por duam kushte më të mira. Kushtet janë të vështira, skemi laboratorë”, tha një studente e Mjekësisë për Report Tv.

 

Nxënës të gjimnazit ‘Partizani’ bojkotojnë mësimin, dogjën koshat dhe bllokuan rrugën 

 

Nxënës të gjimnazit Partizani kanë bojkotuar mësimin. Ata kanë djegur koshat në mes të rrugës duke bllokuar përkohësisht qarkullimin.

 

Bojkot edhe në Elbasan, studentët lënë mësimin në fakultetin e ekonomisë te ‘Aleksandër Xhuvani’ 

 

Studentët e fakultetit ekonomik të universitetit ‘Aleksandër Xhuvani’ në Elbasan kanë bojkotuar mësimin më shenjë proteste.

Siç shihet edhe nga pamjet auditoret janë boshatisur.