9
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazeta17shkurti.com
Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe në bashkëpunim me njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe me institucionet e drejtësisë, ka realizuar me sukses një ekstradim nga Kosova drejt Mbretërisë së Suedisë.
Burime bëjnë të ditur se personi që u ekstradua nga Kosova në Suedi është Piotr Mudza, polak me nënshtetësi suedeze.
Ndryshe, i njëjti kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar, të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Suedisë, i përfshirë në vepra të rënda penale lidhur me narkotikët.
Ekstradimi u realizua falë bashkëpunimit në mes të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Suedisë.
Gazeta17shkurti.com është një portal online që fokusohet kryesisht në politikën brenda dhe jashtë vendit, analizat, dhe çdo temë që lidhet me interesin e gjerë të qytetarëve. Synimi i Gazeta17shkurti.com është të ofrojë informacion të saktë, objektiv dhe të plotë për lexuesit në të gjitha aspektet e aktualitetit, duke respektuar etikën dhe standardet profesionale të gazetarisë.
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazeta17shkurti.com