20
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazeta17shkurti.com
Presidenti Bajram Begaj ka nisur konsultimet për caktimin e datës së zgjedhjeve vendore në 2027-ën. Gazetarja Danjela Maloku raporton se shkresa për zhvillimin e konsultimeve u është dërguar të gjitha partive parlamentare.
Takimi me përfaqësuesit e forcave politike është parashikuar të mbahet më 30 tetor, ku janë ftuar të gjitha partitë që kanë deputetë në Kuvend.
Sipas parashikimeve të Kodit Zgjedhor, zgjedhjet duhet të zhvillohen në një nga të dielat e periudhës 15 prill – 15 maj. Data përfundimtare do të përcaktohet pas konsultimeve me partitë politike.
Afati i fundit që Begaj te dekretojë datën e zgjedhjeve është 6 nëntori.
Gazeta17shkurti.com është një portal online që fokusohet kryesisht në politikën brenda dhe jashtë vendit, analizat, dhe çdo temë që lidhet me interesin e gjerë të qytetarëve. Synimi i Gazeta17shkurti.com është të ofrojë informacion të saktë, objektiv dhe të plotë për lexuesit në të gjitha aspektet e aktualitetit, duke respektuar etikën dhe standardet profesionale të gazetarisë.
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazeta17shkurti.com