16
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazeta17shkurti.com
Një person i gjinisë mashkullore është gjetur pa shenja jete sot, rreth orës 11:20, në vendbanimin e tij në rrugën “Mbreti Bardhyl” në Pejë.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili ka bërë të ditur se vdekja e personit është konstatuar nga personeli mjekësor në vendin e ngjarjes.
“Për rastin është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka dalë në vendin e ngjarjes. Në konsultim me të, është iniciuar rast ‘Hetimi i vdekjes’, ndërsa trupi i pajetë dërgohet në IML”, ka deklaruar Rugova.
Rasti është duke u trajtuar nga njësitet përkatëse policore, ndërsa hetimet dhe veprimet e tjera procedurale janë në vazhdim.
Deri më tani, nuk janë bërë të ditura detaje të tjera lidhur me rrethanat e vdekjes.
Gazeta17shkurti.com është një portal online që fokusohet kryesisht në politikën brenda dhe jashtë vendit, analizat, dhe çdo temë që lidhet me interesin e gjerë të qytetarëve. Synimi i Gazeta17shkurti.com është të ofrojë informacion të saktë, objektiv dhe të plotë për lexuesit në të gjitha aspektet e aktualitetit, duke respektuar etikën dhe standardet profesionale të gazetarisë.
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazeta17shkurti.com