13
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazeta17shkurti.com
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti në takim shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Gerard McGurk.
Ambasadori McGurk e uroi Presidenten Shiroka Pula për marrjen e detyrës dhe i dëshiroi sukses në përmbushjen e mandatit.
Sipas njoftimit, presidentja Shiroka Pula vlerësoi bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe Misionit të OSBE-së, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme të kësaj organizate në forcimin e institucioneve demokratike, sundimin e ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.
Sipas presidentes Shiroka Pula, institucionet e Kosovës janë të përkushtuara për bashkëpunim me Misionin e OSBE-së, në funksion të forcimit të demokracisë, stabilitetit dhe zhvillimit të vendit.
Gazeta17shkurti.com është një portal online që fokusohet kryesisht në politikën brenda dhe jashtë vendit, analizat, dhe çdo temë që lidhet me interesin e gjerë të qytetarëve. Synimi i Gazeta17shkurti.com është të ofrojë informacion të saktë, objektiv dhe të plotë për lexuesit në të gjitha aspektet e aktualitetit, duke respektuar etikën dhe standardet profesionale të gazetarisë.
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazeta17shkurti.com