Brenda ambienteve të Kuvendit të Kosovës gjatë ditës së sotme pritet të mblidhen shatatë komisione paralamentare.
Mbledhja e parë nis nga ora 09:45 ku Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë mban takim me Dirk Schuebel, Ambasador i Bashkimit Evropian në Republikën e Kosovës.
Njoftimi
Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë mban takim me Dirk Schuebel, Ambasador i Bashkimit Evropian në Republikën e Kosovës.
10:00 Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion shqyrton raportin Vjetor të Punës së Zyrës së Rregullatori për Energji (ZRRE) për vitin 2025; Të ftuar: Bordi i ZRRE-së.
10:00 Komisioni për Shëndetësi diskuton raportin me shkrim të Bordit të SHSKUK-së, lidhur me listat e pritjes në institucionet e kujdesit dytësor dhe tretësore shëndetësor, furnizimin me barna nga lista esenciale gjatë viti 2026 dhe furnizimin me pajisje medicinale
11:30 Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrton Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës se Kosovës për vitin 2027, sipas fushëveprimit si dhe vendimin e Presidentes së Republikës se Kosovës, për kthimin në rishqyrtim të Ligjit për Këshillin e Sigurisë së Republikës së Kosovës
12:00 Komisioni për Arsim dhe Shkencë shqyrton Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2027, për fushat që janë në fushëveprim të Komisionit.
13:00 Komisioni për Mjedis, Planifikim Hapësinor, Ushqim, Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Infrastrukturë dhe Transport shqyrton Raportin për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2025, e ftuar Znj. Fitore Pacolli-Dalipi, Ministre e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
13:00 Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit shqyrton raportet me amendamente për pesë projektligje që lidhen me sistemin e drejtësisë, shqyrtimin e aplikacioneve të kandidatëve për zgjedhjen e dy anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, si dhe aplikacionet e kandidatëve për Drejtor të Agjencisë për Parandalimin e Korrupsioni