14
Sulmohet doganieri në Merdare, i dyshuari e godet me veturë dhe ik nga vendi i ngjarjes
by mona22222
Një zyrtar i Doganës së Kosovës është sulmuar të martën në pikën e kalimit kufitar në Merdare të Podujevës.
Policia ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 13:30, kur ekipi i Doganës kishte ndaluar një automjet për kontroll, me qëllim të verifikimit për mallra kontrabandë.
I dyshuari, gjatë tentativës për t’u larguar me automjet, ka goditur në dorë doganierin dhe ka arritur të ikë në drejtim të panjohur.
Policia e ka cilësuar rastin si “Sulm ndaj personit zyrtar”.
Gazeta17shkurti.com është një portal online që fokusohet kryesisht në politikën brenda dhe jashtë vendit, analizat, dhe çdo temë që lidhet me interesin e gjerë të qytetarëve. Synimi i Gazeta17shkurti.com është të ofrojë informacion të saktë, objektiv dhe të plotë për lexuesit në të gjitha aspektet e aktualitetit, duke respektuar etikën dhe standardet profesionale të gazetarisë.
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazeta17shkurti.com