Ish-kryeinspektori qendror i punës, Hekuran Nikçi, ia ka mësyrë pozitës së drejtorit ekzekutiv në Agjencinë Qendrore të Prokurimit (AQP).
Në listën e kandidatëve që e kanë kaluar fazën e verifikimit paraprak janë 5 kandidatë.
Agim Sheqiri, Bujar Kuçi, Hekuran Nikçi, Kadrije Berisha dhe Lulzim Bajra
Se Nikçi ka një “krah ” të fort në shtet, tashmë është dëshmuar me faktin se ministri i financave Hekuran Murati e kishte propozuar e më pas qeveria e kishte emëruar kundërligjshëm atë si Kryeinspektor të Inspektoratit të Punës.
Emërimin e tij të kundërligjshëm e kishte konstatuar, Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.
Sipas vendimit të Këshillit, për këtë pozitë kishte ishte shpallur fare konkurs publik, i cili kërkohet me Ligjin për Zyrtaret Publik.
Këshilli kishte konstatuar se pozita e Kryeinspektorit të Inspektoratit të Punës hyn në kategorinë e pozitave të nivelit të lartë drejtues në kuadër të shërbimit civil, dhe si e tillë i nënshtrohet regjimit juridik të Ligjit për Zyrtarët Publikë.
Nikçi kishte vazhduar të drejtojë pozitën që kishte pavarësisht se Gjykata Themelore, ajo e Apelit dhe Gjykata Supreme njëzëri bën të ditur se ajo po drejtohet kundërligjshëm dhe se ai ishte kundërligjshëm në këtë pozitë.
Pavarësisht vendimit të këshillit, Qeveria e Kosovës ka vazhduar ta mbajë në këtë pozitë Hekuran Nikçin.
Madje, Ministria e Financave kishte vendosur që këtë vendim ta sfidonte në gjykatë.
Fillimisht, ministria kishte kërkuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë ta shtynte ekzekutimin e vendimit të Këshillit, por gjykata kishte refuzuar një gjë të tillë.
Më pas, ministria ishte ankuar në Gjykatën e Apelit, por edhe kjo e fundit kishte vlerësuar se kërkesa për shtyrje të ekzekutimit të vendit është e pabazuar.
Në këtë mënyrë, Qeveria Kurti për afro dy vite e kishte mbajtur kundërligjshëm Hekuran Nikçin në Pozitën e Kryeinspektorit të Punës./Indeksonline/