Sindikata e Pavarur e RTK-së dhe Shoqata Sindikale e Radio Kosovës ka njoftuar se të martën e 5 gushtit do të mbajnë protestë në sheshin “Ibrahim Rugova”, përpara Kuvendit, Qeverisë dhe Presidencës.
Në protestën e thirrur më 5 gusht, Sindikata e Pavarur e RTK-së dhe Shoqata Sindikale e Radio Kosovës i ka ftuar të gjithë punëtorët e RTK-së që të bashkohen për të protestuar.
“Sindikata e Pavarur e RTK-së dhe Shoqata Sindikale e Radio Kosovës ftojnë të gjithë punetorët e Radiotelevizionit të Kosovës që të bashkohen në protestën e përgjithshme që do të organizohet të martën me datë 5 gusht 2025, në orën 11:00, me kërkesën e vetme: Transferoni buxhetin e RTK-së të miratuar me ligj, që të marrim pagat për punën e kryer“, thuhet në njoftim.
Tutje, Sindikata e RTK-së tha se deri më 5 gusht përsërisin kërkesën drejtuar qeverisë në detyrë që t marrë veprime të menjëhershme dhe të gjejë zgjidhje për të transferuar mjetet financiare në këtë situatë, sipas tyre, të rëndë për RTK-në dhe që të shmangen protestat.