Mbahet seanca gjyqësore për rastin e hedhjes së gazit lotsjellës në hapësirat e Kuvendit ndaj të akuzuarve që ishin deputetë në atë kohë, Albulena Haxhiu, Donika Kadaj dhe Pal Lekaj. (Pallati i Drejtësisë, ora 09:30)
Shoqata Nacionale e Pemëve të Imëta “Mjedra e Kosovës”, promovon kultivimin e aronisë në Kosovë. (Pemishtja “ArtiFruit” dhe “Aronica Prizren –” në Prizren, ora 09:30)
Federata e Hendbollit mban konferencën për media. (Hotel Prishtina, ora 12:00)
Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës mban konferencë për media në lidhje me një padi ndaj Agjencionit Kosovar për Akreditim. (Zyrat e OFTK-së në objektin e Klinikës së Mjekësisë Fizikale me Rehabilitim (afër Mjekësisë Sportive) në QKUK, ora 13:00)
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit nis ceremoninë e fillimit të punimeve për Ndërtimin e Stadiumit të Qytetit në Suharekë. Në këtë ceremoni marrin pjesë përfaqësues të MKRS-së, Federatës së Futbollit të Kosovës, Komunës së Suharekës, sportistë dhe dashamirë të sportit (Zonën Industriale, Suharekë, ora 14:00)