31
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazeta17shkurti.com
Në Gjykatën Themelore të Prishtinës ka nisur gjykimi fillestar ndaj Jelana Gjukanoviqit, e cila po akuzohet për spiunazh.
Gjukanoviq ishte arrestuar më 28 shkurt 2025, ndërsa më 2 mars i ishte caktuar një muaj paraburgim nga Gjykata Themelore në Prishtinë.
Asaj më pas i është vazhduar masa e paraburgimit edhe për dy muaj të tjerë. Më 2 mars 2025, Misioni i OSBE-së në Kosovë kishte konfirmuar se e dyshuara është anëtare e OSBE-së.
“Ne jemi në kontakt me përfaqësuesin e tyre ligjor dhe po monitorojmë nga afër mirëqenien e tyre në përputhje me detyrën tonë. Misioni është në kontakt si me institucionet përkatëse ashtu edhe me Sekretariatin e OSBE-së në Vjenë për të siguruar respektimin e procesit,” thuhej në reagimin e OSBE-së.
Gazeta17shkurti.com është një portal online që fokusohet kryesisht në politikën brenda dhe jashtë vendit, analizat, dhe çdo temë që lidhet me interesin e gjerë të qytetarëve. Synimi i Gazeta17shkurti.com është të ofrojë informacion të saktë, objektiv dhe të plotë për lexuesit në të gjitha aspektet e aktualitetit, duke respektuar etikën dhe standardet profesionale të gazetarisë.
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazeta17shkurti.com