Ish-diplomati amerikan, James Rubin sot e vazhdon dëshminë në Speciale.
Dje mbrojtja nisi paraqitjen e provave në gjykimin Thaçi dhe të tjerët duke thirrur dëshmitarin e parë, në këtë rast James Rubin.
Ish-zyrtari i lartë amerikan, James Rubin në dëshminë e tij në Hagë ka thënë se asgjë prej akuzave për UÇK-në dhe udhëheqësit e saj, dhe se sektorët që merreshin vetëm me këtë pjesë, kishin vërtetuar se s’kishte gjë të vërtetë në to.
“Kishim sektor; që merreshin apostafat me këto detyra, kështu që rregullisht merrja udhëzime nga këto njësi për mënyrën si duhej t’i përgjigjesha këtyre akuzave të shpeshta. Kishim jurist, zyrtarë zbulimi, ekspert të krimeve, këshilltarë juridikë. Kishte shumë personel që punonin në njësi për krimet e luftës që përpiqeshin të zbulonin ndonjë bazë për këto akuza. Çështja e Kosovës ishte një nga aspektet kryesore që trajtonte Presidenti aso kohe, dhe çdo sugjerim që bëhej që ne po ndihmonim kriminelët, ishte diçka që donim ta hetonim. Dhe unë kam qenë i përfshirë, dhe doja të dija nëse këto pretendime ishin të vërteta. Herë pas herë ngriheshin pretendime të tilla dhe po ju them që kemi punuar shumë, i kemi hetuar dhe po ju them se askush prej akuzave lidhur me rolin e tij dhe udhëheqësit e UÇK-së apo akuzat tjera marrin, asgjë s’ishte e vërtetë”, thotë Rubin referuar pretendimeve të krimeve të luftës nga UÇK.
“Ne kishim ndihmuar shqiptarët e Kosovës. Ishin shumë mirënjohjes se u shpëtuam jetën. Udhëheqësit e tyre ishin po ashtu shumë mirënjohës, shumë të kujdesshëm me deklaratat, me kërkesat që vinin nga presidenca e ShBA-së, e dija që kishim influencë ndaj tyre”. “Kur dëgjonim herë pas herë historia për fundametalist islamik, e trajtonim me ta këtë temë, sa herë që dëgjonim aspekte të ngjashme e trajtonim me ata, sepse e kuptuam se kryesisht ishin të rreme, dhe synonin të ndikonin në mbështetjen tonë. Ne thjesht ndihmuan njerëzit të mos masakroheshin”, tha Rubin gjatë dëshmisë së tij në Hagë.
Gjatë dëshmisë së tij, Rubin i cili është ftuar nga ekipi i mbrojtjes së Hashim Thaçit, e paraqiti atë si një figurë me rol politik, e që duhej të kërkonte miratim nga komandantët ushtarakë të UÇK-së.
“Ishte e qartë për mua se ai nuk ishte në krye. Ai nuk kishte njohuritë, aftësitë apo autoritetin për të marrë vendime”, tha Rubin para gjykatës për Thaçin.
Ai, gjithashtu, deklaroi se nuk kishte asnjë informacion që lidh Thaçin ose të akuzuarin tjetër, Jakup Krasniqi, me pretendimet për vrasje apo ekzekutime.