Një studim i fundit për lakrën ka dalë në konkluzionin se ky perim është një ilaç biologjik! Në fakt dikur gjyshet tona e shtypnin dhe e lidhnin mbi gjunjë të enjtur ose mbi shpinën e lodhur, dhe menjëhërë ajo sillte efektin e saj shërues, por shkenca thotë se lakra fsheh brenda vetes një mekanizëm biologjik të sofistikuar që konkurron edhe terapitë moderne.

“Në revistën Farmakologji, një artikull i botuar në vitin 2022 tregoi se lakra nuk është thjesht një grumbull vitaminash, brenda saj ka mikroRNA të cilat fikin dhe ndezin gjenet tona. Ne kemi një sensor, një proteinë, e cila ndez proceset inflamatore në trupin tonë. Kur mikroRNA futen në qelizat tona gjithë procesi i proteinës fiket dhe në trupin tonë fillon rigjenerimi. Lakra ngrihet në nivelin e ilaçeve biologjike që kushtojnë mijra euro”, – theksoi Joka.

Lakra rregullon ekulibrimin e tensionit, ka kalium, kalcium, fosfor, ka nivele të  hekurit, manganit, zinkut, bakrit, selenit, natriumit, vitaminën K, B, gjithashtu ka antocianina  shumë të larta, është një ilaç natyror kundër sëmundjeve tumoriale.

 

“Në lakër është gjetur sinigrina, lëndë antikancerogjene, e cila po tentohet të futet tek disa medikamente”, përfundoi nutricionisti Altin Joka, duke këshilluar konsumimin e kësaj perimeje sa më shumë.