Në Indeksin Global të Rrezikut dhe Qëndrueshmërisë së Investimeve, Kosova ishte pozicionuar në vendin e 26-të nga 225 shtete, duke lënë pas Francën, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Japoninë.
Mirëpo, vetëm një ditë më vonë, emri i Kosovës nuk figuron më në listë, pasi është hequr bashkë me një numër shtetesh të vogla dhe territore.
Ndërkohë që kryeministri Kurti e cilësoi renditjen si një dëshmi të përmirësimit të klimës investuese, opozita dhe përfaqësuesit e bizneseve nuk e kanë ndarë të njëjtin entuziazëm.
“Kosova është duke vuajtur për investime të huaja kualitative. Vetëm ato investime që rrisin prodhimin, zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien e qytetarëve janë të qëndrueshme. Sipas të dhënave të ASK-së, bilanci tregtar mbulohet vetëm rreth 12 për qind nga eksportet, çka tregon nivelin e ulët të investimeve dhe sigurisë për investitorët e huaj”, ka theksuar Rafuna, për KOHA.
Nga ana tjetër, deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, reagoi me ironi ndaj deklaratës së Kurtit.
“Në kohën në të cilën jetojmë, edhe organizata të tilla mund të gjenden, por indeksimi nuk e ndryshon realitetin ekonomik,” ka shkruar ajo në Facebook