Avokatja e Popullit Erinda Ballanca ka raportuar në Kuvend mbi veprimtarinë e institucionit që drejton për vitin 2024. Gjatë fjalës së saj, Ballanca u ndal tek problematikat e institucionit që drejton, teksa tha se vetëm 23% e rekomandimeve të Avokatit të Popullit janë zbatuar. Gjithashtu ajo bëri thirrje për mbështetje më të madhe financiare për Avokatin e Popullit.
“Në 3 legjislatura kanë pasur fatin të paraqes këtë raport dhe kam qenë dëshmitare e hapave para dhe pas të institucionit. Nis me punën projektligjin e ri për avokatin e popullit. Është një përpjekje për të sjellë institucionin në një nivel tjetër përgjegjësie. Synojmë që përmes nesh qytetarët të kenë më shumë garanci për të drejtat. Ajo që është sfidë, është zbatimi i rekomandimi i avokatit të popullit, ku vetëm 23% janë të zbatuara plotësisht ndërsa 40% ndonëse janë të pranuara, nuk kanë gjetur zbatim tërësor. Rekomandime të pazbatuara dhe pse të pranuara janë 14%, vetëm 7% janë refuzuar. Duhet mbështetje më e madhe financiare”, tha Ballanca
Më tej Ballaca tha se raporti për vitin 2024, është pasqyra e marrëdhënies të qytetarit me shtetin e cila sipas saj, u karakterizua nga zhvillimet globale për të drejtat e njeriut dhe zhvillimin e ligjit. Avokatja e Popullit tha se ka pasur rënie të treguesve të ligjit jo vetëm në Shqipëri, po në mbarë botën.
Ky raport është një detyrim Kushtetues, nëpërmjet të cilit Avokati i Popullit informon Kuvendin mbi gjendjen e të drejtave të njeriut në vend. Ky raport është pasqyra e marrëdhënies të qytetarit me shtetin, në një kohë ku në mbarë botën po vihet në provë. Viti 2024 është karakterizuar nga zhvillimet globale për të drejtat e njeriut dhe zhvillimin e ligjit. Raportet e KE, e institucioneve të tjerë ndërkombëtare, konstatojnë një prirje shqetësuese që quhet ‘Proceset Graduale të Erozionit Institucional’, ku qeveritë demokratike dëmtojnë mekanizmat, kufizojnë liritë apo minojnë institucionet e pavarura. Këto tendeca janë evidentuar në 60% të shteteve për vitin 2024. Pra nuk është vetëm Shqipëria, por ka shumë vend e që kanë përjetuar rënie të treguesve të ligjit për shumë vite me radhë”, tha Ballanca.
Po ashtu Ballanca the theksuar në fjalën e saj përpara deputetëve se Shqipëria ka mundësinë që të tregojë që forca e institucioneve, nuk qëndron në pushtet, por në pavarësinë e tyre.
“Edhe pse Shqipëria ka bërë progres në forcimin e institucioneve të drejtësisë dhe në rrugën e saj për në BE, sfidat mbeten të mëdha. Sic thekson edhe KE në raportin e saj të fundit për Shqipërinë, ruajtja e pavarësisë, integritetit dhe mandatit të avokatit të popullit, është garantore për të ruajtur një sistem për mrbojtën të drejtat e njeriut. Gjej rastin të thekson që ky Kuvend, ka shansin e duhur që të përmbyllë, duke respektuar në çdo gërmë dhe frymë opinionet e Komisionit të Venecias, për përzgjedhjet e titullarit të ri të institucionit”, tha Balanca.
Ndërsa e pyetur mbi verifikimet lidhur me arrestimin e Presidnetit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, Ballanca tha se janë gjetur disa shkelje nga ana e policisë gjatë momentit të arrestimit të ish-presidentit.
“Nuk kemi gjetur shkelje të institucionit të drejtësisë. Kemi mandat të kufizuar për sa i përket institucionit të drejtësisë. Sa i përket policisë së shtetit, kemi gjetur disa shkelje. Jo të gjitha pretendimet e paraqitura në media kanë qenë të bazuara. Ajo që kemi identifikuar është që mënyra e ndalimit është në kundërshtim me ligjin përkatës, sepse nuk është respektuar dinjiteti njerëzor i zotit Eida. Kishte problematikë me njësinë dalluese dhe me uniformën që duhet përdorur nga forcat speciale”,- tha Ballanca.
Po ashtu gjatë përgjigjes për deputetët në Kuvend, Ballca tha se mandati i Avokatit të Popullit duhet të zgjerohet edhe në sektorin privat.
Rendit zhvillimet sipas orarit:
Të Fundit