Punëtorët e kompanisë “Pastrimi” kanë vazhduar edhe sot grevën e nisur një ditë më parë, pranë objektit të Komunës së Prishtinës.
Ata po e shprehin pakënaqësinë e tyre përmes vendosjes së kamionëve të punës si shenjë revolte përpara komunës.
Sipas punëtorëve qëllimi i grevës është paga më të mira dhe kushte të dinjitetshme pune.
Njëri nga protestuesit tha se ata janë të vendosur që të qëndrojnë në grevë para komunës, deri në realizimin e kërkesave të tyre.
“Prej dje jemi në grevë dhe do të vazhdojmë deri në plotësimin e kushteve tona që janë publike. Po presim takim me përfaqësuesit e komunës dhe se greva do të vazhdojë deri në plotësimin e kushteve”, tha njëri nga protestuesit.
Ndërsa në këto momente ka filluar takimi në mes të zyrtarëve të Komunës së Prishtinës dhe përfaqësuesve të kompanisë “Pastrimi”, ku do të diskutohen kërkesat e tyre