24
previous post
Memli Krasniqi ka hequr dorë nga drejtimi i Partisë Demokratike të Kosovës të mërkurën pasdite.
Këtë vendim, ai e bëri të ditur përmes një konference për media.
Ndër të tjera, ai foli edhe për atë nëse i ka njoftuar edhe ish-kryetarët e PDK-së, që tashmë janë në Hagë, Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin.
“Ata janë njoftuar sot, edhe përmes mediave. Sot ka pasur seancë gjyqësore. Ka dëshmuar ish-ambasadori Hill”, tha ai në Klan Kosova.
“Por, disa nga miqtë e kolegët tanë që janë pjesë e ekipeve mbrojtëse, kanë pasur mundësi t’i njoftojnë nëpër pauza”, tha ai.
Krasniqi tha se nuk i ka njoftuar paraprakisht pasi, sipas tij, “s’po kemi mundësi t’i takojmë shpesh”.
Gazeta17shkurti.com është një portal online që fokusohet kryesisht në politikën brenda dhe jashtë vendit, analizat, dhe çdo temë që lidhet me interesin e gjerë të qytetarëve. Synimi i Gazeta17shkurti.com është të ofrojë informacion të saktë, objektiv dhe të plotë për lexuesit në të gjitha aspektet e aktualitetit, duke respektuar etikën dhe standardet profesionale të gazetarisë.
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazeta17shkurti.com