Të mërkurën në mëngjes, në Prokurorinë e Qarkut të Splitit janë marrë në pyetje sociologia A. M. nga Mitrovica e Veriut dhe piloti i Forcave Ajrore të Kroacisë J. I. nga Spliti.
Sipas informacioneve jozyrtare të medias kroate “Slobodna Dalmacija”, ata akuzohen për veprën penale të spiunazhit.
Lidhur me këtë zhvillim, eksperti i sigurisë Bedri Elezi thotë se e dyshuara A.M., ka punuar me EULEX-in dhe UNMIK-un, duke shtuar se ajo kishte qasje në dokumente të rëndësishme të Kosovës.
Elezi madje shton se e dyshuara, nga komuniteti serb në veri, ka pasur ndërlidhje direkte me zyrën e kryeministrit të Kosovës.
“Sipas informacioneve, kjo agjente serbe ka pasur mundësi të marr në kohë reale informacionet për aktivitetet në institucionet e drejtësisë, dhe të njëjtat të i raportojë te Lista Serbe, apo autoritetet e Serbisë. Ajo ka punuar në EULEX dhe në UNMIK”.
“Sipas informacioneve të fundit, e njëjta ka pasur ndërlidhje direkte me zyrën e kryeministrit të Kosovës, çka do të thotë se shqetësimet tona për përfshirjen e anëtarëve të shërbimeve sekrete serbe në institucionet më të larta shtetërore u vërtetua dhe është një sinjal, apo mesazh, që tregon qartazi për një angazhim serioz të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë dhe Njësive të Policisë së Kosovës, për të parë nëse kjo grua, apo edhe persona të tjerë, janë të lidhur ose kanë punuar në bashkëpunim për spiunazh”, tha Elezi.
Ndryshe, sipas “Slobodna Dalmacija”, çifti akuzohet për katër raste konkrete spiunazhi, por për shkak të ndjeshmërisë së çështjes, nuk janë bërë publike më shumë hollësi.
“Një nga rastet lidhet me informacionet që piloti ia kishte përcjellë të dashurës për veprimet e KFOR-it në Zubin Potok, komunë me shumicë serbe, që prej kohësh është epiqendër e tensioneve mes serbëve lokalë dhe institucioneve të Kosovës”, shkruan media kroate/Klankosova
Progres