Kanë arritur në urgjencën e spitalit të Sarandës dy të plagosurit në aksidentin sot në Borsh. Ata janë: Mufit Qejvani, që njëherazi është edhe drejtuesi i mjetit, që sipas bluzave të bardha është rëndë, me frakturë të hapur të këmbës së djathtë, njëherazi edhe me hemorragji, dhe shembje në trup.
Në këtë situatë sipas bluzave të bardha do të niset me helikopter drejt spitalit të traumës në Tiranë. Ndërkohë i plagosuri tjetër Petrit Kapllanaj, pasagjer në furgon, ka vetëm shembje. Gjendja e tij jashtë rrezikut për jetën dhe do trajtohet në spitalin e Sarandës.
Dyshohet që aksidenti të ketë ndodhur për shkak të shpejtësisë nga drejtuesi i mjetit, Myfit Qejvanaj.
Ndërsa viktimat janë Kastriot Mehmeti dhe Donika Mehmeti (Proda). 60 vjeçari Kastriot Mehmeti, merrej me shitjen e peshkut me mjetin e tij nëpër restorantet e Sarandës dhe jo vetëm, ndërsa bashkëshortja, infermiere në spitalin e Sarandës ishte në ndihmë të tij.