Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të diele në zonën bregdetare të Gjipesë.
Një turist gjerman është goditur nga helika e një gomoneje.
Sipas Policisë së Vlorës drejtuesi i gomones, 27-vjeçari Krenar Velaj , ka qenë duke lundruar me gomone jashtë perimetrit të sigurisë, (në rrugën detare e cila është për mjetet lundruese si ato te peshkimit por dhe ato turistike, ndërkohë që ishte pajisur me dokumentacion të rregullt.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:49, ndërsa turisti gjerman ka qenë duke u zhytur larg perimetrit të sigurisë duke mos marrë dhe asnjë masë mbrojtëse. Dhe për pasojë delikate gomones e kanë goditur në shpatull dhe këmbë. Mësohet se turisti 47-vjeçar, me banim në Gjermani i është dhënë ndihma e parë nga vetë drejtuesi i gomones i cili e ka ndihmuar duke njoftuar dhe policinë kufitare e cila e ka shoqëruar turistin gjerman për në spitalin e Himarës dhe më pas me helikopter drejt Tiranës.
Ndërkohë, drejtuesi i gomones është shoqëruar në polici për t’u marrë në pyetje, bashkë me disa dëshmitarë të ngjarjes.
Policia kufitare e Qarkut të Vlorës bën me dije për çdo turist të huaj i cili zhytet për sport apo dhe për peshkim të marri masat mbrojtëse që nga flamuri, i cili duhet të qëndroj në det ku dhe ai sejtë zhytur por dhe të mos zhyten ne zonën ku kalojnë mjetet lundruese.