Në përfundim të fushatës ndërkombëtare “16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, në shkollën 9-vjeçare “Selim Alliu”, Peshkopi, u organizua aktiviteti përmbyllës sensibilizues me mësues, psikologë dhe nxënës.
Aktiviteti u drejtua nga Specialistja për Dhunën në Familje në DVP Dibër, Specialisti i Policisë për Edukimin në Shkolla dhe punën me të rinjtë, në bashkëpunim me koordinatoren vendore për dhunën në familje, pranë bashkisë Dibër dhe Qendrën Agritra Vizion.
Me temën “Fund dhunës digjitale kundër grave dhe vajave”, nxënësit u përfshinë në diskutime mbi mënyrat e raportimit të rasteve të dhunës, rëndësinë e komunikimit të hapur dhe bashkëpunimin për një mjedis të sigurt e respektues. U theksua se çdo fëmijë dhe i ri ka rol të rëndësishëm në parandalimin e dhunës dhe mbrojtjen e të drejtave të njëri-tjetrit.
Nxënësit përcollën mesazhin e tyre: JO dhunës – në çdo formë dhe në çdo hapësirë.
❌ Asnjë justifikim – Bashkë kundër dhunës ndaj vajzave dhe grave.
Aktivitet sensibilizues në Dibër kundër dhunës me bazë gjinore
5
previous post