Aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të Shqipërisë:
1.“Moto & Rock Festival” rikthehet në Korçë në 20 dhe 21 qershor në sheshin para Katedrales, i cili do të pulsojë sërish me ritmin e motorëve dhe tingujt e rock-ut.
2. Kandavia Festival “Skena popullore & Skena elektronike” është festivali që mbahet në Fushë Studen, Librazhd në 20, 21 dhe 22 qershor.
3. Java Kulturore Franceze vijon të mbahet në qytetin e Korçës edhe këtë fundjavë. Ndërsa nga data 20 deri më 23 qershor te Galeria e Arteve Digjitale, pianisti dhe artisti multimedial Damien Traversaz sjell instalacione digjitale interaktive.
4. “Të vërtetat e luftës sime” nga Kadri Cakrani është biseda që do të mbahet nën tingujt e violinës te Muzeu “Onufri” në 21 qershor në orën 10:00.
5. “Festë n’Shirokë – Festa e Liqenit” organizohet në Shirokë edhe këtë të premte dhe të shtunën gjatë gjithë ditës. Panair, sporte, ekspozitë e koncerte janë pjesë e aktivitetit.
6. “Festa e Qershisë” është aktiviteti që do të mbahet në Mbreshtan të Beratit këtë të premte, në 20 qershor në orën 18:00.
7. Më 20 Qershor, Apolonia do të hapë sërish dyert për Festën e Grurit, që këtë vit shënon edicionin e saj të 7-të. Në Pojan, një nga fshatrat më të bukur të Myzeqesë, festa do të sjellë një ditë të mbushur me aktivitete për të gjitha mosha