1.INVA MULA DHE GENC TUKIÇI, KONCERT NË TEATRIN “MIGJENI”
Inva Mula e Genc Tukiçi vijnë me koncertin “Voyage” në teatrin “Migjeni” në Shkodër mbrëmjen e sotme në orën 19:00, në Ditën e Santa Cecilias, ditën europiane të muzikës. Në këtë mbrëmje do të jenë gjithashtu: Orkestra Simfonike e Shkodrës, nën drejtimin e Elda Laros, Kori Polifonik “Prenk Jakova” dhe e ftuar speciale Isabel Eve Poro.
2. KORI I ZËRAVE TË BARDHË, KONCERT KORAL NË SKENËN E TKOB-IT
“Zëri i Shpirtit Tim” është koncerti koral që do të vijë te Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit mbrëmjen e sotme në orën 19:00. Nën drejtimin e Sonila Baboçit, dhe me mbështetjen muzikore të Ingrid Pulizos, Kori i Zërave të Bardhë të TKOBAP-së sjell një program që udhëton mes klasikes, melodive të njohura dhe muzikës së filmave.
3. “MAGJIA E SHKRONJAVE”, SHFAQJE PËR FËMIJË NË DITËN E GJUHËS
“Magjia e shkronjave” është shfaqja që do të vijë sërish për fëmijët te Qendra e Kulturës për Fëmijë në Tiranë me rastin e Ditës së Alfabetit dhe Ditën e Gjuhës, sot në orën 17:00.
4. “UDHËTIM PËRMES TINGUJSH”, KONCERT NË TEATRIN E KORÇËS
“Udhëtim përmes tingujsh” është koncerti që do të mbahet mbrëmjen e sotme në orën 19:00 në teatrin “Andon Zako Çajupi” në Korçë. Në koncert do të interpretohen vepra nga Bach, Rossini dhe Papadhimitri.
5. “NËNTORI 28” NË FAB, RIKTHEHET GRUPI I ARTISTËVE PAMORË
Vijon të jetë e hapur në galerinë FAB në Universitetin e Arteve, ekspozita e grupimit “Nëntori”, që këtë vit shënon edicionin e 28-të.
6. “SMËRFËT DHE GARGAMELA”, SHFAQJE TE TEATRI I KUKULLAVE
Teatri për fëmijë “Smërfët dhe Gargamela” do të shfaqet nesër te “Teatri i Kukullave” në oraret 10:30 dhe 11:30.
7. “LUANUSHI I FRIKËSUAR”, SHFAQJE NË TEATRIN EKSPERIMENTAL
Teatri për fëmijë “Luanushi i frikësuar” do të shfaqet nesër në orën 10:30 te Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” në Tiranë.
8. “KOMISAR DALTONIKO”, PREMIERË NË NDERIM TË NAUN SHUNDIT
“Komisar Daltoniko” do të vijojë të shfaqet në teatrin e Metropolit edhe sonte dhe nesër në orën 19:00. Shfaqja vjen si dedikim për Naun Shundin, si shfaqje në proces e tij, përpara se të ndahej nga jeta. Interpretojnë: Bujar Asqeriu, Marius Dhrami, Raimonda Shundi dhe Adelina Muça.
9. “FJALË NGA E KALUARA”, KONCERT, SPEKTAKËL E AKTRIM NË VLORË
Në tingujt e violonçelit, pianos dhe zërit, fjalët e filmave të së kaluarës marrin frymë sërish. “Fjalë nga e Kaluara” është spektakli që do të vijë në teatrin “Petro Marko” në Vlorë mbrëmjen e sotme në orën 19:30.