1.AKTIVITET PËR INTELEKTUALIN DHE MESHTARIN VLADIMIR GJIKA

Një mbrëmje kushtuar Vladimir Ghikës (Gjikës), figurë e shquar e Kishës Katolike, martir i fesë dhe urë shpirtërore ndërmjet Shqipërisë dhe Rumanisë do të organizohet sot në orën 18:45 në sallën “Kardinal Ernest Simoni”, pranë Katedrales së Shën Palit në Tiranë. Për të pranishmit do të ketë projeksion filmik mbi jetën e Vladimir Ghikës, konferencë kushtuar jetës, meshtarisë dhe martirizimit të tij. Vladimir Ghika, me origjinë nga familja shqiptare Gjika, ishte princ, intelektual, diplomat dhe meshtar katolik, i njohur për shërbimin ndaj të varfërve dhe besnikërinë heroike ndaj Kishës gjatë persekutimit komunist në Rumani. Ai u burgos dhe vdiq si martir në burgun e Jilavës në vitin 1954.

 

2. “OTELLO”, SHFAQJA ME REGJINË E QËNDRIM RIJANIT NË SKENËN E TK

 

“Otello” nga Ëilliam Shakespeare është shfaqja me regji të Qëndrim Rijanit, që po vijon të shfaqet në skenën e Teatrit Kombëtar pranë ArTurbinës. Ajo do të vijë për publikun sonte dhe nesër në orën 20:00.

 

3.KONCERT NGA ORKESTRA E FILARMONISË SË KOSOVËS NË KORÇË

Orkestra e Filarmonisë së Kosovës do të vijë me një koncert sot në orën 19:30, në Qendrën e Kulturës dhe Inovacionit në Korçë nën dirigjimin e Baki Jasharit dhe me violinisten Sihana Badivuku.  Nga Verdi tek Saint-Saëns, nga tingujt simfonikë shqiptarë tek emocionet e “Serenadës Korçare”, kjo natë sjell histori, identitet dhe art në një skenë të vetme.

4. “FLAS SHQIP”, FESTIVALI I MONONDRAMËS NË NATËN E DYTË

Festivali i Monodramës shqipe “Flas Shqip” vijon sonte në orën 20:00 me shfaqjen “Këshillë nga varri” nga Shkëlzen Marevci në teatrin “Zonja e Bujtinës” në Tiranë.

5. “PLAGËT”, PREMIERË NË TEATRIN “ZIHNI SAKO” NË GJIROKASTËR

“Plagët” është shfaqja me regji nga Milto Kutali, që do të vijë edhe sonte dhe nesër në teatrin “Zihni Zako” në Gjirokastër në orën 19:00.

6. “ZAMNA FESTIVAL TIRANA 2026”, MUZIKË ELEKTRONIKE TE LIQENI

Zamna, një nga eventet më të njohura globale në skenën e muzikës elektronike, vjen për herë të parë në Tiranë sot në Pistën e Atletikës tek Liqeni Artificial. Ritmet e ikonave të muzikës elektronike do të pushtojnë kryeqytetin për një natë elektrizuese!

7. “DAJA DHE NIPI”, SHFAQJE NË PALLATIN E KULTURËS NË LEZHË

“Daja dhe Nipi” do të shfaqet tek Pallati i Kulturës në Lezhë sot dhe nesër në orën 19:00. Interpretojnë: Visjan Ukcenaj , Drande Xhaj, Cubi Metkaj, Marin Orhanasi, Gent Demolli etj.

8. “PRINCESHAT DHE BIZELJA MAGJIKE” NË TEATRIN E KUKULLAVE

“Princeshat dhe bizelja magjike” është shfaqja për fëmijë, që do të vijë në skenën e Teatrit të Kukullave edhe nesër në oraret 10:30 dhe 11:30.