Gjykata Penale miratoi aktakuzën ndaj ish-drejtorëve të Klinikës për Radioterapi dhe Onkologji, Nino Vasev dhe Nehat Nuhiu, për keqpërdorim, mashtrim dhe përvetësim në detyrë gjatë viteve 2018–2022.
Sipas aktakuzës, ata kanë blerë ilaçe në mënyrë të jashtëligjshme përmes tenderëve fiktivë, duke përvetësuar pjesë të terapisë dhe duke dëmtuar buxhetin me afro 36 milionë euro.
Vasev akuzohet edhe në një çështje tjetër për trajtim të pakujdesshëm të pacientëve. Seanca gjyqësore u shty nga 11 korriku në 5 shtator për shkak të mungesës së të akuzuarës Meri Peshevska.
Në seancën e fundit u paraqitën vetëm të akuzuarit Nikolla Vasev, onkologët Simonida Crvenkovska dhe Dragan Jakimovski. Për Peshevskën, avokati dorëzoi dokumentacion mjekësor dhe kërkesë për shtyrje të seancës.