Ambasada amerikane në Tiranë ka dalë së fundmi me një njoftim në lidhje me rinovimin e vizave. Për mes një njoftimi në Instagram, ambasada bën me dije se nga shtatori i këtij viti vizat B1 dhe B2 mund të rinovohen me postë.
Ambasada thekson se rinovimi i tyre mund të kryhet nëse viza është ende e vlefshme ose ka më pas se 12 muaj që ka skaduar. Sa i përket vizave të tjera so të kërkohet të kryhet një intervistë. Nga këto raste përjashtohen disa udhëtime qeveritare.
“Duke filluar nga 2 shtatori 2025, vetëm vizat B1/B2 që janë ende të vlefshme OSE që kanë më pak se 12 muaj që kanë skaduar mund të rinovohen me postë. Për të gjitha llojet e tjera të vizave, përveç disa rasteve të udhëtimeve qeveritare, do të kërkohet një intervistë.
Nxisim aplikuesit për vizë të kontrollojnë faqen e ambasadës al.usembassy.gov dhe travel.state.gov për informacion më të detajuar mbi kërkesat dhe procedurat e aplikimit për vizë, si dhe për t’u informuar mbi statusin e funksionimit dhe shërbimet e ambasadës”, thuhet në njoftimin e amabsadës.