Një tragjedi tronditi dje Austrinë dhe jo vetëm, ku në një shkollë të Grazit u vranë 11 persona, përfshirë 9 nxënës.
Në mesin e viktimave ishte edhe një nxënëse 15-vjeçare, me prejardhje nga Komuna e Vitisë.
Dhjetëra qytetarë pësuan lëndime trupore nga të shtënat me armë zjarri që bëri një 21-vjeçar, ish-nxënës i asaj shkolle.
Nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, dje deklaruan se janë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet kompetente austriake, lidhur me rastin tragjik.
“Nga të dhënat e deritanishme të konfirmuara nga Policia Austriake, në mesin e viktimave gjendet vetëm një shtetas i huaj me origjinë nga Polonia, viktimat e tjera janë shtetas austriakë, ndërsa shtetas nga Kosova, nuk ka as në mesin e të plagosurve.
Nga burime jozyrtare kemi mësuar se në mesin e viktimave mund të jetë edhe një e mitur me prejardhje nga Kosova, L.B. e lindur në Austri në vitin 2010” thuhet në reagimin e MPJD-së.
Po të njëjtin reagim e ka shpërndarë edhe Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri, pa dhënë më shumë detaje rreth incidentit dhe pavarësisht se është konfirmuar se në mesin e viktimave është edhe një vajzë nga Kosova.
Raportuam se viktimë e sulmit ishte edhe e mitura nga Vitia dhe ka kontaktuar ambasadën për të marrë konfirmim për këtë gjë, por nuk ka marrë përgjigje.