5
Sot pata kënaqësinë të mirëpres në Ambasadë dy figura të nderuara të botës akademike nga Tetova: Prof. Bashkim Ziberin (Fizikë) dhe Prof. Fehari Ramadanin (Histori). 
Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani sot ka pritur në një takim dy profesorët univesrsitar Fehari Ramadanin dhe Bashkim Ziberin, me të cilët ambasadori Meidani diskutoi për për projekte bashkëpunimi ndërmjet universiteteve tona, Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Arkivit të Shtetit; ura që lidhin breza dhe dije, shkruan Top24.



Biseduam mbi dijen si themel i shoqërive të vetëdijshme, fuqinë e arsimit për të formësuar mendje të lira dhe rolin e përkushtimit qytetar në demokraci.
Diskutuam gjithashtu për projekte bashkëpunimi ndërmjet universiteteve tona, Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Arkivit të Shtetit; ura që lidhin breza dhe dije. 



Me këtë rast, më dhuruan disa libra dhe një fotografi të babait tim, Rexhep Meidani, me profesorë e studentë të Universitetit të Tetovës. Një kujtim i çmuar me vlera që kapërcejnë kohën. 
