Jo vetëm në Tiranë, por në të gjithë vendin, rezultati i 11 majit tregoi se koalicioni mes Partisë Demokratike dhe mbi 20 partive të tjera qe një kontratë e nënshtruar pa dobi për demokratët të cilëve iu desh të spostoheshin e të hidheshin në betejën e listave të hapura për t’i liruar mandate të sigurta, jo pak, por 8 emrave nga radhët e aleatëve.
Rezultati i dobët dhe tkurrja e partisë më të madhe opozitare, nuk u ndihmua dot as nga votat e koalicionit, pasi prej aleatëve, Sali Berishës, ndonëse kishte parashikuar 1/3 e votave, në të gjithë vendin nuk i kanë ardhur më shumë sesa rreth 60000 vota që nuk bëjnë dot as 6 mandate deputeti ose në total rreth 1/9 e votave që ka marrë PD.
Partia e Lirisë i solli koalicionit rreth 26 mijë e 700 vota, duke arritur kështu të justifikojë vetëm 2 nga 4 mandatet e sigurta që mori nga Partia Demokratike.
KANDIDATËT E PL: 26 672 VOTA
- Elmira Ndrevashaj PL Shkodër 845 vota
- Adriatik Hoxha PL Durrës 1585 vota
- Dashamir Xhika PL Elbasan 3139 vota
- Gentian Çala PL Korçë 3811 vota
Lefter Maliqi PL Berat 5222 vota - Arben Çuko Fier 1874 vota
Viktor Tusha PL Lezhë 2215 vota - Ilir Meta Tiranë 7981 vota
Mes këtij grushti votash, kontribuesi më i madh duket të jetë Partia Agrare e Agron Dukës, që e sakrifikoi veten me vetëm 1 kandidat në listë të sigurt, Artan Lukun, tashmë deputet i Durrësit. Në këmbim të këtij deputeti, Agron Duka solli 22 mijë e 660 vota, përmes 9 kandidatëve në listë të hapur.
KANDIDATËT E PAA: 22 660 VOTA
- Elton Rroshi Tiranë- 5452 vota
- Artan Liçaj Vlorë-3553 vota
- Edison Doci Lezhë 2944 vota
- Alis Narazani Elbasan 1875 vota
- Matilda Matija Shkodër 1860 vota
- Oltion Merdari Berat 1127 vota
- Enton Çaçani Korçë -1398 vota
- Ndrec Pjetri Durrës 4451 vota
- Shpëtim Idrizi, që kur firmosi koalicionin me PD pretendoi deri në fund 2 mandate të sigurta deputeti, nuk i ka sjellë koalicionit me kandidiatët e regjistruar në siglën e PDIU-së as gjysmën e votave të një mandati. Me Mesila Dodën deputete të sigurt, përmes kandidatëve në listë të hapur, përfshirë dhe veten, Idrizi solli vetëm 4 mijë vota.
KANDIDATËT E PDIU: 4078 VOTA
Shpëtim Idrizi Tiranë 1991 vota
Liljan Idrizaj PDIU Shkodër 290 vota
Dritan Sejko PDIU Elbasan 601 vota
Elsuida Vila PDIU Korçë 342 vota
Skënder Muço PDIU Vlorë 854 vota
Vendin e sigurt në parlament, nuk e kanë justifikuar dot as votat e PBDNJ së Vangjel Dules dhe Partisë Republikane të cilët hodhën në garën e hapur kandidatët Gjikuria e Jahelezi, por që nuk kapën dot as nga 4 mijë vota.
PBDNJ
Petraq Gjikuria Vlorë 3982 vota
PR
Albi Jahelezi Tiranë 3783 vota
Nën siglën e tyre, rezultojnë në listat zyrtare të KQZ edhe kandidatë të tjerë, por që në fakt vijnë nga radhët e demokratëve. Kjo manovër është bërë që kur të përllogariten fondet, partitë e vogla aleate të jenë përfituese.