Një ditë më parë, Taulant Balla publikoi një video, ku ish-kandidatja për deputete e Partisë Demokratike, Ilirjana Kuçana, aktualisht anëtare e Këshillit kombëtar në PD, shihej në përplasje me efektivët e policisë të cilët e kishin identifikuar si organizatore të studentëve.
Tashmë Kuçana po hetohet zyrtarisht nga autoritetet për përfshirjen e të miturve në veprimtari që dëmtojnë zhvillimin mendor ose fizik. Kjo vepër parashikohet në nenin 124/b të kodit penal i cili dënon përdorimin e të miturve në akte që dëmtojnë zhvillimin e tyre mendor apo fizik. Një vepër penale e cila dënohet nga 2 deri 5 vjet burgim.
Drejtoi të rinjtë në protestat e dhunshme, Ilirjana Kuçana e PD-së nën hetim për përdorimin e të miturve
Ish-kandidatja për deputete e Partisë Demokratike, Ilirjana Kuçana, aktualisht anëtare e Këshillit Kombëtar të PD, është vënë nën hetim, lidhur me protestat e dhunshme që janë zhvilluar gjatë këtyre ditëve në Shqipëri.
Ilirjana Kuçana po hetohet nën dyshimin për përfshirjen e të miturve në veprimtari që dëmtojnë zhvillimin mendor ose fizik
Sipas burimeve zyrtare nga uniformat blu, hetimet kanë nisur pas grumbullimit të provave dhe materialeve që ngrenë dyshime se gjatë zhvillimit të protestës janë angazhuar apo nxitur të mitur për të marrë pjesë.
Ndërkohë strukturat përkatëse hetimore po vijojnë punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e përgjegjësisë ligjore.