20 ditë pas zgjedhjeve, KQZ ende nuk ka shpallur rezultatin përfundimtar. Kjo pasi, PD është ankuar për rezultatin, dhe shqyrtimi i tyre do të kërkojë disa javë kohë në KAS e më pas në Kolegjin Zgjedhor. PD sjell si provë denoncimet e saj dhe lajmet e mediave e për këto kërkon përsëritje të zgjedhjeve, ndërsa kandidatët e saj kërkojnë rinumërim në Tiranë.
hesinë e shkrimit Zvogëlo madhesinë e shkrimit
140 fituesit e 11 majit nuk po e marrin dot zyrtarisht statusin e deputetit të zgjedhur. Ilirjan Celibashi nuk mund të shpërndajë mandatet dhe rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, pa marrë përgjigje çdo ankesë e palëve, jo vetëm në Komisionin e Ankesave KAS, por deri në Kolegjin Zgjedhor.
Tashmë PD ka kundërshtuar rezultatin në 12 qarqet e vendit, duke kërkuar që zgjedhjet të shpallen të pavlefshme dhe të përsëriten.
Për çdo zonë zgjedhore, pretendimet janë të njëjta: Rama përdori shtetin, administratën dhe krimin për fitoren e tij, madje deformoi edhe votën e diasporës.
Këto pretendime PD i mbështet mbi raportin e OSBE-ODIHR, si dhe mbi dy kategori që i pretendon si prova të tjera:
Kategoria e parë, janë lajme të publikuara në media mbi veprime të institucioneve shtetërore, ku PS akuzohet për asfalt elektoral apo bonuse për kategori të caktuara.
Nuk mungojnë edhe fotografitë e individëve që PD i konsideron si patronazhistë që kanë kontrolluar votuesit.
Kategoria e dytë e provave, janë vetë denoncimet që ka bërë PD, siç është kjo e Gazment Bardhit, i cili 5 ditë përpara zgjedhjeve i drejtohej me vlerësime maksimale Altin Dumanit, duke denoncuar policinë e Fierit se po punonte për Belinda Balukun.
Megjithëkëtë, deri tani KAS nuk ka dhënë vendim ende për asnjë padi të PD-së. Komisioni i Ankesave ka pranuar vetëm të hapë të hënën një kuti votimi në Vlorë, me kërkesë të Adriatik Lapajt, i cili pretendon se ka parë fletë votimi pa vulën e KQZ.
Nga ana tjetër, shumë kandidatë të PD-së kërkojnë rinumërim të votave preferenciale me dyshimin se ju janë vjedhur votat.
Së fundmi, Ilir Alimehmeti, Mimoza Hajdarmataj dhe Lisandër Hoxha, i kërkuan KQZ-së rinumërim në Tiranë, ndërsa Aulon Kalaja kërkon hapjen e kutive për Durrësin.
Mjeku Alimehmeti nuk fitoi dot një vend në parlament edhe pse mori 18 mijë vota personale. Ai u mund të garën e brendshme nga Jorida Tabaku, e cila rezulton me një avantazh prej 2 mijë votash.