Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një mbledhje në selinë e Partisë Socialiste mbrëmjen e sotme. Në mbledhjen e cila zgjati për rreth 1 orë e gjysmë ishin të pranishëm gjithë deputetët e PS-së për Tiranën dhe ish- deputetë.
Kryeministri Rama ka kërkuar të vazhdojnë përgatitjet dhe anagazhimi me strukturat e Tiranës, pavarsisht pezullimit të zgjedhjeve të pjesshme të 9 nëntorit për Tiranën, pasi duhet të jenë gati në çdo kohë.
Sipas burimeve, Rama ka kërkuar “të mos ikë dëm” puna e bërë deri më tani dhe të vazhdojnë takimet me qytetarët për problematikat.
Pyetja qe Rama u ka drejtuar deputeteve: Cilat jane problematikat e Tiranes sot, ne rast se zgjedhjet do ishin javen tjeter?
Zv.kryeministrja Belinda Ballukut, në përfundim të mbledhjes është larguar nga nga dera e pasme e selisë së PS.
Deputeteve, ish-deputeteve dhe shtabit të Tiranës u ka kërkuar të vijojnë angazhimin për të qenë gati për zgjedhje në çdo kohë, raporton gazetarja e Report Tv, Raziela Myslimaj,
Mbledhja vjen vetëm dy ditë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila rrëzoi vendimin e qeverisë për shkarkimin e Erion Veliajt nga detyra e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, duke i hapur rrugë rikthimit të tij në detyrë.