7
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazeta17shkurti.com
Deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Arbër Ademi, shprehu tronditjen dhe shqetësimin e tij të thellë pas sulmit të armatosur ndaj doktor Zekirija Shahinit, bartës i listës për këshilltarë në Komunën e Likovës nga radhët e Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI).
Në një reagim, Ademi theksoi se ky akt dhune është i papranueshëm dhe kërkoi nga organet kompetente që sa më shpejt të zbardhin rastin dhe të nxjerrin para drejtësisë autorët.
“Në këto momente të ndjeshme për vendin, bëjmë apel për qetësi, maturi dhe përmbajtje,” tha deputeti.
Ai përfundoi me një lutje për shërim sa më të shpejtë të Dr. Shahinit, duke shprehur solidaritet me të dhe familjen e tij.
Gazeta17shkurti.com është një portal online që fokusohet kryesisht në politikën brenda dhe jashtë vendit, analizat, dhe çdo temë që lidhet me interesin e gjerë të qytetarëve. Synimi i Gazeta17shkurti.com është të ofrojë informacion të saktë, objektiv dhe të plotë për lexuesit në të gjitha aspektet e aktualitetit, duke respektuar etikën dhe standardet profesionale të gazetarisë.
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazeta17shkurti.com